Arabët duan të transferojnë më të mirët dhe vetëm paraja nuk është problem për ta.
Një tjetër yll i futbollit evropian është në listën e dëshirave të Al Nassr dhe klubi po bën përpjekje të mëdha për ta transferuar atë në Lindjen e Mesme.
Raphael Varane duket se do të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet skuadrës arabe, me një ofertë të parefuzueshme.
Daily Mail ka raportuar se lojtari ka kërkuar largimin nga Manchester United qysh tani dhe në Arabi afati kalimtar ende është i hapur.
Klubi arab është i gatshëm t’i ofrojë Varane një pagë deri në 50 milionë për ta bindur që të luajë në Saudi Pro League.
Al-Nassr është skuadra ku luan edhe Cristiano Ronaldo, me Varane që e njeh mirë portugezin pasi kanë luajtur së bashku si në Real Madrid ashtu edhe te Manchester United.
Në fakt është vet Ronaldo që i ka propozuar klubit të tij transferimin e Varanes për ta blinduar mbrojtjen pasi francezi do të ishte partner me Aymeric Laporten. /Telegrafi/
sport,Al-Nassr,liga pro saudite,Manchester United,Premier League , Al-Nassr,liga pro saudite,Manchester United,Premier League