Tirana merr ‘dritën jeshile’ nga FSHF & UEFA, bardheblutë bëhen gati për revolucion drastik

Lajme

Pranimi i kërkesës së Tiranës për licensim në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin 2024-2025 ka qartësuar më në fund ambientin e klubit.

Bardheblutë deri tani kanë qenë me merkato të bllokuar duke u penalizuar jashtë mase në merkaton e janarit dhe e ardhmja ishte e pasigurtë pikërisht prej kësaj bllokade.

Tashmë e gjitha ka marrë fund, Komisioni i Licencimit vendosi që klubi KF Tirana së bashku me KF Egnatia, FK Partizani, KF Vllaznia, KF Teuta, FK Dinamo City, KF Laçi, FK Kukësi, KFF Vllaznia dhe FK Apolonia të marrin licenca për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2024-2025.

Kryeqytetasit marrin dritën jeshile për t’i dhënë start revolucionit që këtë verë. Ky sezon u mbyll si një dështim duke mos u kualifikuar në Final Four e duke shpresuar për një fitore të Egnatias në Kupë në mënyrë që të kualifikohen në Europë.

Merkato e verës do të jetë deçizive, shumë largime janë projektuar ku preken edhe titullarë absolut. Disave u përfundon kontrata më 31 maj, disa të tjerë futen në vitin e fundit të marrëveshjes dhe duhet qartësuar e ardhmja e tyre.

Veç largimeve, shumë e rëndësishme është edhe merkato në hyrje, aty ku si gjithnjë Tirana është një nga ekipet kryefjalë.

Lëvizja e parë e drejtuesve do të jetë konfirmimi i trajnerit të ri i cili do të ndihmojë në rindërtimin e skuadrës në këtë dritare transferimesh.



sport,Superiore,tirana , Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *