Tirana do të presë Korabin në orën 13:00 ditën e nesërme në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë. Në prag të këtij dueli trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj ka dalë në konferencë për mediat.
“Edhe Kupa është një nga objektivat e klubit dhe duhet të bëjmë maksimumin nesër për të arritur kualifikimin në fazën tjetër. Kemi shumë mundësi për të fituar çdo trofe dhe besoj do të ecim gjatë dhe do bëjmë mirë. Është e vërtetë dhe kjo duhet të jetë një motiv më tepër për të qenë më të përqëndruar dhe më agresivë në fushën e lojës.
Do të përdorim lojtarët tanë më të mirë, formula e garës nuk na jep një shans të dytë dhe duhet të fitojmë ndeshjen. Në ndeshjen e Durrësit jemi në dy mënyrë, të kënaqur nga paraqitja por jo nga rezultati. Është i shpërndarë shkaku I rezultatit dhe kjo na jep shtyësë për të vazhduar ti çojmë lojtarët tanë në formën maksimale sepse kështu bashkohen forcat.
Patrik nuk është ende gati nga minuta e parë, por ai do të marrë minuta. Nuk duam ta dëmtojmë dhe do t’i duhet më shumë kohë për të ardhur në formë. Jonuzi është një shqetësim dhe forcë për skuadrën por kemi djem të tjerë që janë gati të japin maksimumin”, deklaroi ai. /balkanweb/
sport,Abissnet Superiore,julian ahmataj,tirana , Abissnet Superiore,julian ahmataj,tirana