Tirana ka arritur marrëveshjen me Mustafa Ba, bardheblutë bëjnë gati planin për zhbllokimin e merkatos

Lajme

Tirana është një prej skuadrave që nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj gjatë kësaj periudhe, pasi kanë merkaton e bllokuar. Shkak janë bërë dy lojtarë që janë ankua rnë FIFA dhe dy të tjerë në FSHF.

Drejtuesit e bardhebluve kanë nisur nga puna për të zhbllokuar merkaton dhe për të regjistruar të paktën dy lojtarë që janë të domosdoshëm për ekipin. Ka dy alternativa për të zhbllokuar merkaton. Tirana duhet të paguajë 200 mijë euro dhe tjetra është që kryeqytetasit të arrijnë marrëveshjen me lojtarët që janë ankuar në FIFA dhe FSHF.

Për këtë ka nisur të hartohet plani dhe pritet që së shpejti bardheblutë të bëjnë edhe federimin e Mustafa Ba. Me këtë të fundit prej javësh është arritur marrëveshja për kalimin te Tirana. Ky transferim do t’u kushtojë bardhebluve 100 mijë euro, teksa skuadra e KF Trepçës do të mbajë edhe një përqinje të kartonit të 25-vjeçari në rast rishitjeje. /newsport.al/



sport,Abissnet Superiore,mustafa ba,tirana , Abissnet Superiore,mustafa ba,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *