Tifozët ultras të Romës kanë vendosur pankartë duke e fajësuar Pellegrinin për shkarkimin e Mourinhos

Lajme

Një grup i tifozëve ultras të Romës kanë vendosur pankartë jashtë qendrës stërvitore të skuadrës në Trigoria, duke e fajësuar Lorenzo Pellegrinin për shkarkimin e Jose Mourinhos.

“Il Messagero” kishte raportuar muajin e kaluar se Mourinho e kishte lënë unazën e Ligës së Konferencës te vendi ku ulej Lorenzo Pellegrinit në dhomat e zhveshjes në Trigoria, pasi, sipas tij, kapiteni dhe pjesa tjetër e ekipit nuk i kishin dalë në mbrojtje portugezit.

Sipas mediave italiane, Mourinho po ashtu e kishte lënë një fotografi të fitoreve në Ligën e Kampionëve po në të njëjtin vend, por me një mesazh për kapitenin.

Pellegrini e kishte sqaruar situatën me Mourinhon ditë më vonë, por disa tifozë ende besojnë që ai ka pasur rol në shkarkimin e portugezit.

Pellegrini ka shënuar tre gola në katër ndeshje nën drejtimin e Daniele De Rossit, ku Roma ka arritur tri fitore dhe një disfatë pas largimit të Mourinhos. /Telegrafi/



sport,Jose Mourinho,roma,serie a , Jose Mourinho,roma,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *