Tifozët e Erzenit vazhdojnë traditën, renditja nuk i pengon të mbështesin skuadrën

Lajme

Tifozët e Erzenit vazhdojnë ta mbeshtesin të shumtë klubin e tyre këtë sezon. Dhe pse nuk kanë një stadium të tyrin dhe çdo ndeshje mund të quhet transfertë për ta, sërish dallojnë në numër.

Ndeshja e fundit ishte kundër Laçit në stadiumin e tyre. Tifozët shijakas vazhduan traditën e udhëtimeve, ku ra në sy se sektori i miqve ishte i tejmbushur.

Ndeshja përfundoi 0 me 0. Erzeni mban vendin e tetë pas 19 javëve kampionat, por me aq pikë sa dhe vendi i pestë. Ndeshjen e radhës e luajnë kundër Vllaznisë së vendit të katërt, më 20 janar në stadiumin “Arena Egnatia”. /newsport.al/



sport,egnatia,Erzeni , egnatia,Erzeni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *