Tifozët e Atletico Madridit me veprim skandaloz ndaj Viniciusit para derbit

Lajme

Real Madridi përballet sot me Atletico Madridin në Kupën e Mbretit, fillimi është në orën 21:30 me kohën e Spanjës.

Tifozët e Atleticos janë mbledhur jashtë stadiumit dhe kanë filluar të këndojnë thirrje fyese ndaj Vinicius Jr.

Kënga “Vinicius, ti je majmun” është duke bërë jehonë jashtë stadiumit, siç raporton gazetari i Athletic, Guillermo Rai.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Atletico-s abuzojnë në mënyrë raciale Vinicius, me turmat që këndonin këngë raciste që u filmuan në Wanda në shtator 2022. /Telegrafi/



sport,Atletico Madrid,BARCELONA,Vinicius Junior , Atletico Madrid,BARCELONA,Vinicius Junior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *