Teuta kërkon kthesën ndaj Tiranës, një mungesë për Edi Martinin

Lajme

Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Tiranës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 20-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00. Një duel ku durrsakët janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, pasi ndodhen në fundin e klasifikimit.

Prej ditësh “Djemtë e Detit” vazhdojnë përgatitjet për këtë duel, teksa ndaj bardhebluve do të ketë një mungesë të rëndësishme. Edi Martini nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Erando Karabecit.

Mesfushori ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që ka dhe në këtë mënyrë do të mungojë edhe ndaj kryeqytetasve. Martini ditën e nesërme nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, teksa pritet t’i besojë të njëjtës skuadrës si ndaj Partizanit. /newsport.al/



sport,edi martini,teuta,tirana , edi martini,teuta,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *