Duke folur për BBC për të përshkruar ndjenjat e tij pas barazimit 2-2 të Manchester United kundër Liverpoolit, Erik ten hag nuk ishte shumë i kënaqur.
Trajneri holandez ka thënë se ekipi i tij po bën shumë gabime dhe këto po u kushtojnë ndeshje pas ndeshje.
Erik ten Hag deklaroi: “Emocione shumë të përziera. Në njërën anë jam i zhgënjyer që kemi rënë shtatë pikë në një javë pasi kemi qenë në pozitat fituese, por duhet të fajësojmë veten për gabime të mëdha”.
“Në anën tjetër jam shumë krenar. E shihni se si po përmirësohemi dhe potenciali i kësaj skuadre është i mahnitshëm – jam krenar”.
“Në zonat vendimtare ne po humbnim betejat veçanërisht me lojtarët e rinj që nuk ishim të sigurt për t’i fituar ato duele. Ne inkurajuam në pjesën e dytë të bënim më mirë dhe ata u ngritën”, ka shtuar më tej holandezi.
Manchester United ishte mjaft i paqëndrueshëm gjatë gjithë lojës kundër Liverpoolit, me dy gola spektakolar që i ndihmuan Djajtë e Kuq të merrnin diçka nga Reds. Skuadra e Ten Hag është 11 pikë prapa top katërshes me shtatë ndeshje të mbetura këtë sezon. /Telegrafi/
sport,Erik Ten Hag,liverpool,Manchester United,Premier League , Erik Ten Hag,liverpool,Manchester United,Premier League