Tekniku i Erzenit: Prisja më shumë se barazimi, vlerësojmë në maksimum të gjitha skuadrat

Lajme

Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi komentoi barazimin pa gola ndaj Laçit.

“Normalisht në momentin kur nuk shënon, ndeshja mund të merrte një rrjedhë tjetër. Duhet të kishim shënuar, por nuk e bënë. Laçi në pjesën e parë ishte më mirë se ne. Por në pjesën e dytë menduam ndryshova skemë. Rastet i kishim si ne si Laçi. Nëse do të shënonim ndeshja do të kishte një rrjedhë tjetër. Nga mënyra se si shkoi ndeshja prisja më shumë. Intensiteti nuk më mjaftoi, sepse loja ecte me hapa të ngadalta.

Paul ka thuajse nga data 1 dhjetor me ekipin, por nuk ka intensitetin e duhur. Ai ishte planifikuar që të luante 55-60 minuta. Rastet i dolën, mund të kishte bërë më mirë, por jam i kënaqur nga paraqitja. I mungon intensiteti i ndeshjeve dhe minutave në këmbë.

Unë kërkoja çiftimet në krahë, dy kundra një. Në momentin që Zogaj nuk është në pozicionin e tij natyral, ai kërkonte që ta merrte topin drejt linjave. Mjaftonte që ne të shkonte te ato. Atë e kërkoja gjatë gjithë kohës, por nuk ndodhi. Në momentin që topi lëviz shumë ngadalë nuk ka më intensitet.

Realisht edhe Kadriun e kam pritur deri në minutat e fundit, por nuk e mori ‘OK’ nga Federata. Mendoj se do të ishte një vlerë e shtuar nga mënyra si shkoi loja. Kam besim te kjo skuadër që kam krijuar, por besimi është dhe ne duhet të ulim kokën e të punojmë. Grupi është i rëndësishëm, harmoninë ta mbajmë në nivel të lart. Të bëjmë maksimumin.

Mungesa e ndeshjeve që ka Paul, kisha frikë dhe për ndonjë dëmtim. Pashë që nuk ishte më agresiv. Mund ta kisha zëvendësuar më shpejtë, por jo pa qëllim e mbajta gjatë gjithë kohës.

Unë punoj shumë qetë. Ulim kokën dhe punojmë qetë. Në momentin që besojnë presidenti-trajneri-lojtarët në një linjë, puna shkon shumë qetë. Jam një njeri me këmbë në tokë dhe nuk mund të flas për gjëra të mëdha. Por nuk jam as inferior ndaj kundërshtari. Asnjë shenjë mbivlerësimi për skuadrën, por as nënvlerësim” – tha ai. /balkanweb/



sport,Erzeni,laci , Erzeni,laci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *