Indrit Tuci ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” në mbrëmjen e djeshme. Sulmuesi i Spartës së Pragës aspiron ftesën e Silvinjos dhe ka si ëndërr bashkimin me Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë. Gjithashtu Tuci nuk ngurroi të vlerësonte ish-shokun e ekipit, Myrto Uzunin, që më parë ishin së bashku te Lokomotiva e Zagrebit.
“Rasti i Uzunit është i veçantë, janë të pakët ata që e kanë bërë rrugëtimin e Uzunit. Të shkosh nga Tomori i Beratit, të mos dorëzohesh kurrë dhe të shkosh te Granada duke luajtur kundër Realit dhe Barcës është shumë. Unë jam nga Laçi dhe shikoja ndeshjet e Laçit, isha 16 atëherë kur Uzuni luante me Laçin dhe gjithmonë thoja se ai do të kapte ekipet më të forta”, tha Tuci. /Sport Ekspres/
sport,Myrto Uzuni , Myrto Uzuni