Rey Manaj ka fituar me meritë një vend në formacionin e javës të Superligës turke. Sulmuesi shqipar shënoi 2 golat për Sivasspor në barazimi 2 me 2 ndaj Gaziantep.
Manaj ia ka dalë që në 17 ndeshje ku ka marrë minuta të shënojë 10 gola. Shifrat flasin për të pasi ka shënuar aq herë sa te qenë i pari në renditjen e golashënuesve.
Sivasspor mban aktualisht vendin e 11 në renditje. Manaj është totalisht kryefjala, madje 26-vjeçari mund të jetë në “lupën” e Juventus.
sport,Rey Manaj,superliga turke , Rey Manaj,superliga turke