Elbasani siguroi ngjitjen në Superiore pas fitores me Apoloninë. Skuadra e Nevil Dedes u rikthye në elitë pas disa vitesh mungesë dhe tashmë drejtuesit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri.
Kur duhen edhe 4 ndeshje drejt fundit të kampionatit, klubi elbasanas ka nisur të pikasë lojtarët që janë pjesë e planeve për sezonin e ri. Në radarin e tyre ka rënë futbollisti i Korabit.
Sipas “Superliga Shqiptare” bëhet fjalë për Irgi Kasalla, i cili këtë sezon ka qenë është një pikë kyçe për Korabin.
21-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe në merkaton e verës do të tentojnë transferimin e tij.
Futbollsti krutan ka kontratë të vlefshme me dibranët deri në qershor të vitit 2025 dhe mbetet të shihet nëse drejtuesit e Korabit do të heqin dorë nga shërbimet e tij apo jo.
Kujtojmë se këtë sezon në 29 ndeshje ka arritur të shënojë 5 gola.
sport,Elbasani,Superiore , Elbasani,Superiore