“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

Lajme

Jose Mourinho është prezantuar si trajner i ri i Fenerbahces përballë qindra mijëra tifozëve të ekipit turk që ishin mbledhur për të përcjellur nga afër këtë ngjarje.

Ish-trajneri i Manchester United, Tottenham dhe Chelseat, nënshkroi kontratën e tij në ‘Sukru Saracoglu Stadium’ pasditen e së dielës teksa tifozët po këndonin emrin e tij nga tribunat.

“Dua të iu falënderojë për dashurinë tuaj, dashurinë që e kam ndjerë që prej momentit të parë kur emri im u lidh me Fenerbahcen”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Normalisht, një trajner ndihet i dashur pas fitoreve, Në këtë rast unë po ndihem i dashur nga ju para se të fitojë”.

“Kjo, për mua, është një përgjegjësi e madhe. Ju premtoj juve se që nga ky moment unë i përkas familjes suaj. Kjo fanellë është lëkura ime”.

“Futbolli është pasion dhe nuk ka asnjë vend më të mirë për ta ndierë këtë pasion. Që nga momenti kur u takova me presidentin Ali Koc, unë dëshirova që të jem njëri prej jush sepse në fund ju jeni shpirti i këtij klubi”, u shpreh portugezi.

“Që nga momenti kur e takova atë dhe i kuptova idetë e tij, dhe për shkak të atij projekti unë shpreha dëshirën të jem trajneri juaj”.

“Unë dua të punojë për futbollin turk, unë dua të punojë për Superligën e Turqisë. Unë dua të ndihmojë që të përmirësohet, por gjëja më e rëndësishme për mua nuk është futbolli turk, është Fenerbahce”.

“Për ta përfunduar, unë dua të them se që nga momenti që unë nënshkrova kontratën time, ëndrrat tua tani janë ëndrrat e mia”, përfundoi ai./Telegrafi/



sport,Fenerbahce,Jose Mourinho,superliga turke , Fenerbahce,Jose Mourinho,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *