Talenti kuqezi mesazh të qartë Sylvinhos: Ëndërroj të marr ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë

Lajme

Kleis Bozhanaj zhvilloi një sezon pozitiv, ose më saktë me ulje-ngritje duke marrë parasysh që mungoi shumë ndeshje për shkak dëmtimi.

Bozhanaj dhe Modena dështuan të ngjiteshin në Serie A, duke u renditur në vendin e 10-të në Serie B.

Pikërisht për sezonin e tij me Modenën ka folur vetë Bozhanaj për mikrofonat e “Parladisport”. Gjithashtu, 19-vjeçari shprehet se ëndrra e tij është të marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare.

“Nuk ishte aspak e lehtë në fillim, duke qenë se isha jashtë për më shumë se dy muaj për shkak të dëmtimeve dhe problemeve fizike. Moskryerja e plotë e përgatitjes fizike më penalizioi gjatë kampionatit, por në fund mund të them se ishte një vit me ulje-ngritje. Përfundoi mirë, por mund të bënim më mirë se aq, ama të mendojmë për gjërat pozitive dhe të ecim përpara duke parë për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Bozhanaj.

Më tej, talenti 19-vjeçar flet dhe për objektivat e tij, duke theksuar se ëndrrat e tij më të mëdha janë ngjitja e Modenës në Serie A dhe ftesa nga Kombëtarja e Shqipërisë.

“Objektivi im kryesor është që të kryej një përgatitje fizike të plotë, më pas duhet të përmirësohem në aspekte të ndryshme për të qenë më i saktë. Ëndrra është ngjitja e Modenës në Serie A dhe ftesa nga Kombëtarja e Shqipërisë”, tha Kleis Bozhanaj.

Mesfushori ofensiv është aktivizuar deri më tani me ekipet zinxhir të Kombëtares kuqezi, ku ka luajtur me Shqipërinë U16, U17, U18 dhe atë U19. Me ekipet e moshave ka zhvilluar 9 ndeshje, ku ka gjetur edhe 3 herë rrugën e rrjetës.



sport,Kleis Bozhanaj,kombetarja shqiptare , Kleis Bozhanaj,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *