Talenti i Barcelonës vendos një rekord 92-vjeçar për Egjiptin me paraqitjen e parë në Kupën e Botës

Lajme

Hamza Abdelkarim është futur në historinë e futbollit egjiptian, pasi u bë lojtari më i ri që ka përfaqësuar Egjiptin në një Kupë Bote FIFA.

Talenti i Barcelonës e bëri debutimin e tij në moshën 18 vjeç e pesë muaj, kur u inkuadrua si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit të Egjiptit ndaj Belgjikës, duke hyrë në vend të yllit Mohamed Salah.


Me këtë paraqitje, Abdelkarim theu një rekord që kishte mbetur në fuqi për 92 vjet.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Mostafa Kamel Mansour, i cili ishte 19 vjeç e nëntë muaj kur përfaqësoi Egjiptin në përballjen ndaj Hungarisë në Kupën e Botës 1934.

Debutimi i sulmuesit të ri vlerësohet si një moment historik për futbollin egjiptian dhe një tjetër tregues i besimit që po u jepet lojtarëve të brezit të ri.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, Abdelkarim tashmë e ka shkruar emrin e tij në historinë e kombëtares së Egjiptit, duke mbyllur një rekord që kishte qëndruar për gati një shekull.

Promo