VIDEO / Barazohen shifrat në Leipzig, Çekia shënon autogol

Portugezët janë “zgjuar” menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur golit të çekëve e për rrjedhojë duke rivendosur baraspeshën, në “Reb Bull Arena”, të Lajpcigut. Falë një rrëmuje në zonën e çekëve, qendërmbrojtësi, Robin Hranac tregohet i pavëmendshëm, duke e shtyrë topin në rrjetën e tij, pas një përplasje me “gardianin” Stanek. Rezultati shkon në 1 me 1. […]

Kliko për më shumë ...

UEFA gjobit FSHF-në për incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë me shumën marramendëse

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024. Penalizimi financiar ka ardhur nga […]

Kliko për më shumë ...

Sylvinho flet me optimizëm për ndeshjen me Kroacinë: Luftojmë deri në fund për kualifikimin (VIDEO)

Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist. “Kroacia dhe grupi- Ky është grup i vështirë, […]

Kliko për më shumë ...

Nis organizimi, tifozët kuqezi do të jenë të shumtë edhe në ndeshjen Kroaci-Shqipëri

Nga qyteti i Dortmundit në Gjermani janë organizuar shumë tifozë shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Hamburgut sot dhe nesër. Ashtu siç ndodhi në ndeshjen e parë, Itali-Shqipëri, edhe këtë herë, pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarësh. Megjithatë, jo në atë masë sa në ndeshjen me Italinë, sepse edhe nga kroatët është siguruar një […]

Kliko për më shumë ...