Jemi vetëm 1 ditë para ndeshjes së parë që kombëtarja shqiptare do të luajë në Euro 2024. Nesër në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.
Kuqezinjtë do të vihen përballë Italisë në një ndeshje mjaft të veçantë dhe të rëndësishme për rrugëtimin e ekipit tonë.
Sylvinho ka patur mundësinë që prej disa ditësh të shikojë gjendjen e të gjithë lojtarëve.
Braziliani në stërvitje ka provuar një skemën që do të vërë në punë ndaj italianëve.
Qendra e mbrojtjes është një nga repartet që i ka shkaktuar më shumë “dhimbje koke” 50-vjeçarit.
Në balotazh mes tyre për një vend titullari janë Ismaijli dhe Ajeti. Vetëm pak para ndeshjes do të vendoset se cili prej tyre do të vendoset në krah të Berat Gjimshitit.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Broja
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare