Shqipëria do të jetë pjesë e Euro 2024, kompeticion në të cilin merr pjesë për herë të dytë në histori. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen në grupe me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.
Kroacia është ekipi i parë që ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për Europian, ndërsa Shqipëria, Italia dhe Spanja ende nuk kanë vendosur për lojtarët që do të marrin me vete në Gjermani.
Por Spanja tashmë e ka vendosur datën kur do të bëjë publike listën e lojtarëve. Është vetë Federata e Futbollit të Spanjës që me anë të një postimi në faqen zyrtare komunikon se më 27 maj në orën 11:00, lista do të bëhet publike.
Pritet që në listë të mos mungojnë yjet, me trajneri Luis de la Fuente që ka përgatitur gjithçka për t’u përgatitur me ‘djemtë’ e Sylvinhos.
sport,Euro 2024,Kombetarja e Spanjes , Euro 2024,Kombetarja e Spanjes