Surpriza e Sylvinhos, kush është Medon Berisha që braziliani e cilëson si e ardhmja e Kombëtares

Lajme

Medon Berisha ishte surpriza e Sylvinhos në listën e kombëtares shqiptare për Europianin e Gjermanisë.

Mesfushori 20-vjeçar shihet si e ardhmja e përfaqësues kuqezi nga tekniku brazilian dhe kjo është arsyeja përse iu besua një festë.

Berisha është kapiteni i Shpresave, ndërsa si produkt i Young Boys në Zvicër kaloi më pas te Lecce.

Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Dhe pse zgjedhje surprizë, mundësia që i është dhënë Berishës është përshëndetur nga opinioni sportiv.

Në sezonin që përfundoi, 20-vjeçari luajti 2 ndeshje si titullar për Leccen dhe 4 të tjera u preferua nga stoli në Seria A.

Po ashtu u aktivizua në një ndeshje të Kupës së Italisë.

Me ekipin e Shpresave ka 11 paraqitje prej vitit 2022. Ndër ato ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë.



sport,kombetarja shqiptare,medon berisha , kombetarja shqiptare,medon berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *