Superkompjuteri parashikon kampionin e Premier Ligës, ka një befasi

Lajme

Tanimë është e garantuar se do të futemi në javën e fundit të sezonit në Ligën Premier dhe gara për titull në Ligën Premier do të jetë ende e hapur.

Arsenali dhe Manchester City nuk gabuan as javën që lamë pas duke fituar ndeshjet e tyre respektive, dhe tani vetëm një pikë i ndan këto dy ekipe teksa po i afrohemi javës së fundit të sezonit 2023/2024.

City e nisi vikendin me një udhëtim të vështirë në letër tek Fulhami në Londër, por që e dominuan nga fillimi deri në fund.

Fulhami pati vetëm një goditje në portë për 90 minuta dhe City fitoi me rezultat të thellë 4-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Josko Gvardiol me dy gola të shënuar.

Ekipi i Mikel Artetas u kundërpërgjigj me një fitore pasditen e së dielës ndaj rivalëve të Cityt, Manchester United, duke e ditur se fitorja është e domosdoshme për të vazhduar garën për titull.

Ata u kundërpërgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe fituan me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Leandro Trossard.

Sidoqoftë, City hyri vikendin që lamë pas me 65.1 për qind të shanseve për të fituar Ligën Premier, dhe kjo përqindje tashmë ka rënë në 58.7.

Kjo do të thotë se gjasat e Arsenalit për të fituar titullin janë rritur 7.2 për qind si rezultat i fitores së tyre në ‘Old Trafford’. Superkompjuteri tani iu jep atyre 41.3 për qind të shanseve për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/



sport,Premier League , Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *