Gjakova njihet si vatër e talenteve dhe nga qytet kanë dalë gjithmonë lojtarë të mëdhenj.
Dhe, një karrierë të suksesshme pritet ta ketë edhe Art Morina, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti i rritur tek klubi i futbollit Gjakova e kaloi një periudhë të shkurtër në Ramiz Sadik, ku bëri paraqitje të shkëlqyeshme.
E si rezultat i kësaj forme, 16 vjeçari sot u bë me ekip të ri.
Në fakt, kapiteni i Kombëtares U-17 të Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Kosovës, Ballkani.
Qendërmbrojtësi gjakovar synon t’i shfaq vlerat e tij tek ekipi Portokalli, ndërsa ai shihet si e ardhme e futbollit kosovar. /Gazeta Express/
sport,art morina,Ballkani , art morina,Ballkani