Ka përfunduar kampionati në Maqedoninë e Veriut. Shkupi fiton në shtëpinë e kampionëve të Strugës 2-1, por nuk arrin që të sigurojë një vend në Kupat e Evropës, pasi rivalët e Shkëndijës së Tetovës kanë fituar 2-0 ndeshjen respektive në transfertë, duke mbyllur kampionatin në vendin e dytë.
Struga ka fituar zyrtarisht titullin e dytë radhazi kampion në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shkëndija e Tetovës, që u rendit e dyta do të luajë në Konferencë Ligë.
Mbetet pa Evropë skuadra tjetër shqiptare, Shkupi që drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka.
sport,kf struga , kf struga