Kroacia dhe Shqipëria nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mees tyre, në sfidën direkte për vendin e 3-të në grupin B.
Një duel mjaft emocionues dhe spektakolar, ku përfundoi mes “drithërimash” dhe ku ekipet ndajnë nga 1 pikë.
Kjo sfidë ka hyrë në librin e rekordeve. E gjitha ka të bëjë me gjuajtje në kuadrat nga dy ekipet.
Në sfidën e djeshme ishin plot 17 gjuajtje në kuadrat nga të dyja ekipet, teksa u shënuan vetëm 4 gola.
Sipas statistikave të kompanisë britanike analitike sportive “OPTA” 10 gjuajtje janë shënuar nga kroatët dhe 7 të tjera nga kuqezinjtë.
Që nga viti 1980 kur kanë nisur të mbahen statistikat për gjuajtjet në kuadrat vetmë në një sfidë janë shënuar më shumë.
Është dueli mes Kroacisë dhe Anglisë në fazën e grupeve të Euro 2024 dhe në atë sfidë u shënuan plot 22 goditje në kuadrat nga dy ekipet.
sport,Euro 2024 , Euro 2024