Spektakël dhe katër gola, Manchester United dhe Tottenham ndahen në paqe

Lajme

Manchester United dhe Tottenham kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, me katër gola, që u mbyll në barazim 2-2.

Ndeshja i takoi javës së 21-të dhe doli të jetë spektakolare, me sulme dhe gola nga të dyja palët.

Djajtë e Kuq kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Rasmus Hojlund përfitoi nga një tollovi në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Por në minutën e 19-të u barazuan shifrat, me Richarlison që shënoi për 1-1.

Marcus Rashford ishte në formë të mirë dhe këtë e tregoi në minutën e 40-të kur shënoi për 2-1.

Siç u mbyll pjesa e parë, filloi edhe e dyta me një gol që baraspeshoi shifrat.

Timo Werner asistoi te Rodrigo Bentancur i cili barazoi në 2-2.

Djatë e Kuq tentuan ta kthenin epërsinë me rastet e Scott McTominay dhe Rashford, por nuk ndryshoi asgjë.

Me këtë barazim Manchester United mbeti nën vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Tottenham ka 40 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/



sport,Manchester United,tottenham , Manchester United,tottenham

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *