Përfaqësuesja e Spanjës nën 19 vjeç është shpallur fituese e Kampionatit Evropian pasi mposhti Francën në finale me rezultatin 2-0, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Në këtë mënyrë iberikët fitojnë kurorën e nëntë të turneut kontinental. ‘La Rojita’ rrit rekordin e saj dhe kryeson skuadrat që e ndjekin me një titull më shumë.
Një ndeshje që nisi me një skuadër spanjolle që dëshironte të dominonte që në fillim, por me kalimin e minutave u kthye në një ndeshje shumë të ekuilibruar. Posedimi u shpërnda gjerësisht midis të dy skuadrave në një ndeshje shumë respektuese midis spanjollëve dhe francezëve duke pasur parasysh rëndësinë e asaj.
Rezultai 0-0 dukej se do të mbretëronte në pjesën e parë, derisa u shfaq figura e Iker Bravo 41, që kaloi Spanjën në avantazh. Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Diao dyfishoi shifrat duke “blinduar” suksesin e iberikëve për trofeun e nëntë në këto nivele.
sport,spanja u-19 , spanja u-19