Spanja rrezikon gjobë ndaj Shqipërisë, shkak bëhet Lamine Yamal

Lajme

Lamine Yamal është një nga talentet e Euro 2024. Spanjolli edhe pse vetëm 16-vjeç ka arritur të jetë një element kyç për Spanjën në këtë turne, duke qenë mes lojtarëve më të rinj që kanë debutuar në Europianë.

Por për shkak të moshës së tij të re, një ligj gjerman e ndalon atë të jetë në fushë pas orës 23:00.

Sipas prestigjiozës së “Bild” bëhet me dije se ligji për punëtorët e rinj në gjermani i ndalon ata të punojnë pas orës 20:00, përjashtim bëjnë vetëm atletët.

Këto të fundit deri në orën 23:00 duhet të kenë përfunduar të gjitha angazhimet e tij, si dushi, intervistat dhe të gjitha daljet e tyre, ndërsa pas kësaj ore nuk u lejohet të shkelin më në fushë.

Kështu nëse Luis de la Fuente e vendos titullar, Lamal duhet të zëvendësohet në pjesën e dytë që të përfundojë gjithçka deri në orën 23:00. Kështu ndodhi edhe në sfidën me Italinë, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.

Ndërkohë nëse spanjolli luan deri në fund të sfidës, atëherë për Spanjën do të aplikohet një gjobë monetare, e cila kap shifrën e 30 mijë eurove.

Por vetëm kaq, pasi për lojtarin nuk do të ketë skualifikim apo pezullim. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të në sfidën me Shqipërinë, takim që starton në orën 21:00 dhe do të luhet në “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *