Skuka “thumbon” bardheblutë: Të luaja për Tiranën? Më mirë 6 muaj stërvitje individuale

Lajme

Xhuliano Skuka u kthye te Partizani pas 1 viti, në formën e huazimit nga Metz. Këta të fundit në Francë zotërojnë kartonin dhe po shihej opsioni më i mirë për vetë lojtarin që të huazohej. Kjo për shkak dhe se aventura te Maribor u mbyll pas 6 muajve

Skuka ka “thumbuar” Tiranën se nuk do e zgjidhte atë këtë merkato, duke i dhënë përparësi dhe stërvitjes individuale për 6 muaj. Këtë e bëri pas një pyetje nga gazetari i emisionit “Zona 30” në RTSH.

Në këtë merkato të janarit nuk do të thërriste presidenti Gaz Demi, por presidenti Refik Halili, do të shkoje te Tirana?

“Jo. S’ka gjë, më mirë 6 muaj stërvitje individuale, pastaj kthehem te Metz”, u përgjigj Skuka.

Kujtojmë se sulmuesi 25-vjeçar mori vendin e Rrapajt në minutën e 80’ të ndeshjes Partizani – Teuta(1-0). Një debutim për herë të dytë, që u mbyll me fitoren e të kuqve në javën e 19 të Superiores. /newsport.al/



sport,Partizani,tirana,xhuliano skuka , Partizani,tirana,xhuliano skuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *