Skënderbeu nuk “qan” vetëm humbjen me Dinamon, dëmtohet sulmuesi kryesor para Partizanit

Lajme

Skënderbeu mori një humbje të hidhur 0 me 1, ndaj Dinamos në Korçë. Ky rezultat e la në vendin e 6 pas 24 javëve kampionat, ndërsa ky nuk është shqetësimi i vetëm te kampi bardhekuq.

Franklin Ahanonu u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 43’, pas problemeve muskulore. Akoma nuk bëhet e ditur shkalla e dëmtimit, ndërsa për trajnerin Gvozdenovic ka më shumë dhimbje koke.

Ndeshja e radhës është me Partizanin. Ky takim do të luhet në Korçë, ditën e diel ora 17:00. Të kuqtë do kërkojnë fitoren e parë përballë Skënderbeut, pasi të parën e kanë humbur këtë sezon(1-0) dhe në të dytën kanë barazuar(1-1).



sport,Dinamo,Partizani,Skenderbeu , Dinamo,Partizani,Skenderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *