Një mesjavë e zjarrtë për futbollin shqiptarë, pasi të martën dhe të mërkurën skuadrat do të përplasin brirët mes tyre për llogaritë e Kupës së Shqipërisë, Superiores dhe Kategorisë së Parë.
Fillimisht të martën do të luhen dy nga ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kukësi – Partizani në orën 13:30 në “Kukës Arena” dhe Teuta – Tirana në “Niko Dovana” në orën 17:00.
Ndërkohë të mërkurën do të luhen dy sfidat e tjera çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, sfidat e prapambetura të Superiores dhe Kategorisë së Parë.
Në orën 13:30 do të përballen për llogaritë e Kupës Erzeni – Vllaznia dhe Laçi – Egnatia. Paralelisht do të luhet edhe në Fushë-Krujë sfida e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Bylisit.
Po të mërkurën në orën 17:00 do të luhet dueli mes Skënderbeut dhe Dinamos në stadiumin e Korçës, takim i vlefshëm për Superioren.
Kupa e Shqipërisë:
Të martën
Kukësi – Partizani / 13:00
Teuta – Tirana / 17:00
Të mërkurën
Laçi – Egnatia / 13:30
Erzeni – Vllaznia / 13:30
*ndeshje e prapambetur e Superiores- SKËNDERBEU – DINAMO / 17:00
*ndeshje e prapambetur e Kategorissë së Parë – KASTRIOTI – BYLIS / 13:30
sport,Kategoria e Parë,kupa e shqiperise,Superiore , Kategoria e Parë,kupa e shqiperise,Superiore