Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lavdëruar presidentin e klubit të Real Madridit, Florentino Perez, por edhe klubin mbretëror në përgjithësi përpara takimit të tyre këtë fundjavë.
Këtë të diel, Real Madrid dhe Atletico Madrid përballen për herë të tretë në tre këtë sezon, por kësaj radhe në kuadër të La Ligas.
Para ndeshjes, në një intervistë të re për ESPN, ka folur trajneri i Atleticos, Simeone, i cili ka lavdëruar rivalët e tij duke i cilësuar si klubi më i mirë në botë dhe duke shpjeguar se çfarë i bën ata të tillë.
“Së pari, ata kanë një trajner të jashtëzakonshëm që e menaxhon shumë mirë grupin. Ata kanë gjithashtu një president shumë të fortë, Florentino Perez, i cili menaxhon dhe drejton një klub që është më i miri në botë”, ka thënë fillimisht Simeone.
“Unë e admiroj atë për mënyrën se si ai vazhdon të kërkojë që lojtarët që janë në Madrid të vazhdojnë të konkurrojnë në nivelin më të lartë”.
“Ramos u largua, Ronaldo u largua, Benzema u largua, Casillas u largua, por klubi vazhdon sepse menaxhohet në një mënyrë shembullore”, përfundoi argjentinasi.
El Cholo u përball me Los Blancos 42 herë në të gjitha garat, duke humbur dy finale të Ligës së Kampionëve ndaj rivalëve të qytetit. Megjithatë, ai shpreh hapur respektin e tij për klubin rival. /Telegrafi/
sport,Atletico Madrid,Diego Simeone,Florentino Perez,la liga,real madrid , Atletico Madrid,Diego Simeone,Florentino Perez,la liga,real madrid