Interi do të presë ditën e martë në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Atletico Madrid për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e 1/8-ave të Champions League, duel që starton në orën 21:00. Një duel shumë i rëndësishëm për dy ekipet qe do të përplasin “brirët” për fitoren.
Diego Simoneone ka folur para kësaj sfide, ndërsa ka pranuar se Interi momentalisht është ekipi më i mirë në Evropë. Ndër të tjera nuk nguroi të lavdërojë edhe dy prej futbollistëve të Simone Inzgahit.
“Interi është skuadra më në formë e momentit në Evropë dhe jo më kot ka fituar Superkupën e kryeson me meritë renditjen në Serinë A.
Luajnë përmendësh me njëri-tjetrin dhe kjo falë punës së shkëlqyer që ka bërë Simone Inzaghi. Pastaj kanë dy mbrojtës krahu si Pavard e Bastoni, që përveç fazës mbrojtëse, marrin pjesë edhe më sulm, pasi kanë cilësi të mëdha teknike”, u shpreh Simeone. /newsport.al/
sport,Diego Simeone,inter,serie a , Diego Simeone,inter,serie a