Shqipëria blindon të ardhmen e portës, kampioni i Champions Ligës lë Greqinë për atdheun

Lajme

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0 ndaj Milanit. Gardiani shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa “kyçi” portën ndaj kuqezinjve.

Prej kohës Sina ndiqet nga FSHF-ja dhe nga sa mësohet ka pasur kontaktet të vazhdueshme me agjentët e tij për të zgjedhur ngjyrat që do të përfaqësojë.

Siç duket 20-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë pikë dyshimi sa i takon fanellës që do të mbajë veshur. Porteri ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë e ardhmja e portës së kombëtares shqiptare do të jetë e sigurtë. Lojtari kryeqytetas pritet që së shpejti do të pjesë e kombëtares U-21 që në sfidat e ardhshme.

Kështu Shqipëria fiton garën ndaj Greqisë, me këto të fundit që kanë tentuar disa herë për të bindur 20-vjeçarin të zgjedhë grekët, por fatmirësisht “zemra” e tij rreh për ngyrat KUQ e Zi.



sport,Anxhelo Sina,kombetarja shqiptare , Anxhelo Sina,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *