Shpatulla apo dora? Pranohet pas rishikimit në VAR goli i Vinicius

Lajme

Real Madridi ka hasur në vështirësi përballë Almerias, në një ndeshje që po sjell vendime të diskutueshme të gjyqtarit të ndeshjes.

Francisco Jose Hernandez Maeso është gjyqtar në këtë takim dhe solli tri vendime që po diskutohen shumë në rrjetet sociale.

Real Madridi ishte duke pësuar humbje pas pjesës së parë me rezultat 2-0.

Ai fillimisht akordoi penallti që u kthye në gol nga Jude Bellingham për 2-1, por për të cilin dyshohej se kishte një faull ndaj një mbrojtësi të Almerias, para se tjetri të luante me dorë.

Pas kësaj Almeria shënoi për 3-1, por që goli u anulua për një faull në mes të fushës.

Ndërsa kulmi i reagimeve erdhi kur u pranua goli i Rel Madridit për 2-2, ku Vinicius shënoi me kraharor dhe kishte shumë dyshime që preku pjesën e poshtme që llogaritet lojë me dorë.

Po ju si mendoni, ishte me shpatull apo dorë? /Telegrafi/



sport,Almeria,real madrid,var,Vinicius Junior , Almeria,real madrid,var,Vinicius Junior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *