Shkundet Anglia, Zvicra kalon në avantazh, shënon gol

Lajme

Sot përcaktohet edhe çifti tjetër gjysmëfinal. Skuadra e parë do të dale nga përballja Angli-Zvicër që ka startuar në orë 18:00 në Dyseldorf. Zvicra është kundërshtari më komod për Anglinë të paktën në statistika. “Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej. Gareth Southgate po drejton takimin numër 100 në pankinën e kombëtares dhe këtë numër jubile synon ta festojë me një biletë gjysmëfinaleje.

Megjithatë 45 minutat e para u mbyllën në një barazim pa gola me skuadrat që ndryshe nga fazat e mëparëshme tashmë janë shumë më të kujdesshme.

Ndërkohë në pjesën e dytë vjen surpriza, pikërisht në minutën e 75-të, Embolo kalon skuadrën helvete në avantazh duke shokuar skuadrën e Southgate që konsiderohet si pretendente jo vetëm për takimin por edhe për trofeun.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *