Shifrat flasin për Francën – Albeu.com

Lajme

Sipas shifrave, kombëtarja franceze është më superiore se Portugalia, pasi Franca ka fituar 11 nga 14 përballjet mes këtyre dy skuadrave. Por situata tani te Franca është pak kaotike përsa i përket sulmit, i cili nuk po funksionon si duhet.

Ndeshja e fundit mes Portugalisë dhe Francës përfundoi në barazim 2-2, e luajtur në Kampionatin Evropian të mëparshëm, ku tre nga golat U shënuan me penallti. Cristiano Ronaldo shënoi në dy goditjet nga pika e bardhë në atë ndeshje, por dihet tashmë se çfarë ndodhi në ndeshjen kundër Sllovenisë, në Euro 2024. Portugalia bëri histori në këtë ndeshje, duke arritur një rekord, me Diogo Costa që u bë portieri i parë që priti tre penallti në një evropian. Megjithatë, Portugalia do të jetë e kujdesshme në sfidën me Francën, pasi ka humbur 11 nga 14 ndeshje.

Por tani portugezët janë mposhtur vetëm në tre nga 19 ndeshjet e tyre të fundit, ku kanë 16 fitore. Franca arriti në çerekfinalen e tretë në katër kampionatet e fundit evropiane me një fitore 1-0 ndaj Belgjikës të hënën, por paraqitjet e tyre në Euro 2024 nuk kanë qenë aspak bindëse.

Les Bleus kanë shënuar vetëm tre gola në evropianin gjerman, ku asnjë nga sulmuesit e saj nuk ka shkëlqyer, e dy herë kampionët e Evropës vazhdojnë të vuajnë në sulm. Por kanë një sukses, pasi kanë mbajtur pesë portën e paprekur në gjashtë ndeshjet e fundit. Këto forca mbrojtëse mund të ndihmojnë në zgjatjen e këtij takimi, pasi pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Francës në Euro kanë dalë në barazim për 90 minuta.

Kylian Mbappé po ndjen shumë vështirësi me maskën mbrojtëse në fytyrë. Interesant është fakti se ai ka shënuar vetëm një herë në shtatë ndeshje në këto kampionate gjatë karrierës së tij, me atë gol të shënuar kundër Polonisë në këtë edicion. Një statistikë e veçantë është se vetëm në tre nga dhjetë nde



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *