Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Chelsean mbrëmjen e djeshme. Pavarësisht mundësive që patën skuadra e Pep Guardiolës, sërish Erling Haaland nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës.
Në lidhje me këtë, Guardiola i doli në mbrojtje norvegjezit, teksa theksoi se në sfidën e radhës do të shënojë gol.
“Kam luajtur 11 vjet dhe shënova 11 gola, nuk jam askush që t’i jap këshilla Erling [Haaland]. Në ndeshjen e radhës ai do të shënojë.
Ishte një lojë e mirë. Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë, por në pjesën e dytë patëm disa mundësi dhe ishim më të mirë”, përfundoi Guardiola. /newsport.al/
sport,Erling Haaland,Manchester City,Pep Guardiola,Premier League , Erling Haaland,Manchester City,Pep Guardiola,Premier League