Roma fitoi 3-2 nda Torinos në një sfidë që rezultoi të ishte shumë e luftuar. Për skuadrën e Daniele De Rossit heroi i këtij takimi ishte Paulo Dybala.
Kampioni i botës shënoi tripletë për t’i dhënë të tijve 3 pikët që janë mjaft të rëndësishme për objektivat e skuadrës. Pas këtij takimi foli sulmuesi argjentinas, i cili theksoi se dëshiron të fitoj trofe dhe për këtë punon fort çdo ditë.
“Unë gjithmonë dua të fitoj trofe. Është e qartë se rrugëtimi në Europa League është ende i gjatë, por ne e dimë se cilat janë objektivat tona dhe punojmë çdo ditë për t’i arritur ato. Kur arrita këtu thashë se më dukej sikur kisha një jetë që isha këtu. Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por sigurisht që po e shijoj të tashmen” , theksoi Dybala, i cili këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 6 të tjerë. /newsport.al/
sport,Europa League,Paulo Dybala,roma,serie a , Europa League,Paulo Dybala,roma,serie a