Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se klubi italian e ka bërë gati një ofertë të cilën do t’ia bëjë Lautaro Martinezit për kontratën e re.
Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë edicion dhe “Nerazzurri” po duan ta “blindojnë” lojtarin.
“Nuk do të ketë ndonjë problem për vazhdimin e kontratës së Lautaro Martinezit. Ne kemi qenë të zënë me shumë ndeshje në javët e fundit, por gjithçka do të mbyllet shpejt”, deklaroi Marotta. /Gazeta Express/
sport,inter,Lautaro Martinez,serie a , inter,Lautaro Martinez,serie a