Armando Broja nuk do të kalojë te Cagliari në Serie A, edhe pse në ditët e fundit janë përhapur shumë aludime për një lëvizje të mundshme të sulmuesit shqiptar drejt Italisë.
Ka qenë gazetari italian Alfredo Pedulla ai që ka mohuar këtë skenar, duke rrëzuar mundësinë e transferimit të lojtarit te skuadra italiane.
Sipas Pedulla, Cagliari nuk ka shfaqur asnjëherë interes për 25-vjeçarin e Kombëtares shqiptare dhe emri i tij nuk ka qenë as pjesë e objektivave të klubit.
Në këtë situatë, e ardhmja e Armando Brojës mbetet ende e paqartë, sidomos pas rënies së Burnley nga Premier League.
Ndërkohë, klubi anglez duket se fillimisht është duke pritur emërimin e trajnerit të ri, për t’u marrë më pas me çështjet që lidhen me afrimet dhe largimet.
Për momentin, nuk ka ende qartësi nëse Broja do të përfshihet në planet e teknikut të ri të ekipit anglez.









