Roma e ka shkatërruar Brightonin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës, duke e mposhtur 4-0.
Pas 13 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me super golin e Paulo Dybalas, ndërsa edhe më magjik ishte asistimi i Lenadro Paredes.
Për 2-0 u përkujdes Romelu Lukaku, që realizoi në minutën e 43-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Pulëbardhave.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga vendasit, që shënuan edhe dy herë të tjera.
Stephan El Shaarawy asistoi te Gianluca Mancini, që realizoi për 3-0 në minutën e 64-të.
Pas vetëm katër minutash, Roma ia doli të shënonte edhe të katërtin, ndërsa kësaj radhe realizoi Bryan Cristante, me El Shaarawyn sërish asistues.
Roma është me një këmbë në çerekfinale, pasi Brightonit do t’i duhet një paraqitje historik për të përmbysur një rezultat kaq të thellë. /Telegrafi/
sport,Brighton,Europa League,roma,serie a , Brighton,Europa League,roma,serie a