Spanja ka fituar me lehtësi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 4-1 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga spanjollët, ku sërish shkëlqyen dy talentët Lamine Yamal dhe Nico Williams.
Ylli i Barcelonës krijoi disa raste të mira shënimi derisa bëri një asistim, derisa Nico Williams e mbylli ndeshjen me një gol e një asist.
Mesfushori me eksperiencë Rodri, pas sfidës theksoi se dyshja e sipërpërmendur është shumë e rëndësishme për Spanjën.
Rodri, u shpreh se Williams dhe Yamal me rininë dhe pafajshmërinë e tyre kanë ‘infektuar’ të gjithë ambientin e Spanjës.
“Ata të dy janë shumë të rëndësishëm për ne, na kanë “infektuar” me rininë dhe pafajshmërinë e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme”.
“Williams realizoi një supergol, ndërsa Yamal pati disa mundësi, por nuk ia doli. Megjithatë, besoj se e ka ruajtur golin për ndeshjen me Gjermaninë”, u shpreh Rodri.
sport,Euro 2024,lamine yamal,nico williams,Rodri , Euro 2024,lamine yamal,nico williams,Rodri