Real Madrid prej disa kohësh po ndjek nga afër zhvillimin e qendërmbrojtësit brazilian 17-vjeçar, Rafa Venancio, i cili ka tërhequr vëmendjen e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm, me klubin spanjoll që nuk është i vetmi i interesuar në lojtarin e Corinthians.
Venancio ka treguar potencial të madh në fillimet e tij në Brasileirao, duke u marrë gjithashtu vëmendjen e gjigantëve të Ligës Premier si, Chelsea dhe Manchester United, i pari prej të cilëve ka shfaqur interesin më të madh për lojtarin e Amerikës së Jugut.
Bashkëpunimi i mirë i Real Madridit me përfaqësuesit e ekipeve braziliane do të ishte një nga çelësat e nënshkrimit të mundshëm të Rafa Venancios për skuadrën e bardhë.
Këtu duhet shtuar edhe aftësinë e Juni Calafat për të tërhequr lojtarin brazilian, megjithëse interesimi i Chelseat dhe kapaciteti financiar i skuadrës londineze mund të ndryshojë tërësisht skenarin dhe të kthejë lojtarin drejt Ligës Premier.
Por, si gjithmonë – lojtari do të vendosë se ku dëshiron të luajë dhe Real Madridi beson se ata do të mposhtin Blutë për shërbimet e tij. /Telegrafi/
sport,la liga,rafael venancios,real madrid , la liga,rafael venancios,real madrid