Rikthimi i Vedat Muriqit në fushë i solli fat Mallorcas

Lajme

Sulmuesi Vedat Muriqi është aktivizuar në dhjetë minutat e fundit në barazimin e Mallorcas në udhëtim te Villarreali, në përballjen që u mbyll 1-1.

Muriqi nuk kishte luajtur që prej 12 nëntorit kur u lëndua me Kosovën në fitoren ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Megjithatë, ai u kthye sot në fushë dhe luajti prej minutës së 80-të në ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas.

Alexander Sorloth shënoi për vendësit në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.

Mallorca e mori një pikë falë golit që e shënoi sulmuesi Javier Llabres në minutën e parë të kohës shtesë.

Mallorca pas 21 ndeshjeve zë vendin e 15-të me 20 pikë, ndërsa me rikthimin e lojtarit kryesor, prite të ngjitet në renditje. /Telegrafi/



sport,Mallorca,vedat muriqi , Mallorca,vedat muriqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *