Tirana do të duelojë me Erzenin ditën e dielë në “Selman Stërmasi”, takim që do të startojë në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.
Një takim i rëndësishëm për bardheblutë të cilët do të kërkojnë pikët e para sezonale ndaj shijakasve. Për këtë duel Julian Ahmataj do të ketë një rikthim të rëndësishëm. Erjon Hoxhallari ka shlyer pezullimin dhe ndaj shijakasve do të marrë vendin e tij në repartin e mbrojtjes.
Me rikthimin e liderit të skuadrës, Ahmataj do të ketë të plotë ekipin për duelin e së dielës dhe në këtë mënyrë do të ketë edhe mundësinë e zgjedhjeve të më të mirëve. Ndërkohë me nga 3 kartonë dhe që rrezikojnë derbin me Partizanin janë Ardit Deliu dhe Rimal Haxhiu. /newsport.al/
sport,Erzeni,Superiore,tirana , Erzeni,Superiore,tirana