Rey Manaj po shkëlqen këtë sezon, golashënuesi i katërt më i mirë në Turqi

Lajme

Rey Manaj po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje në Superligën turke, ndërkohë që katër realizime i numëron dhe në Kupën e Turqisë me skuadrën e Sivasspor.

Një gjysmë sezoni fantastik për lushnjarin, i cili ka luajtur me Interin në fillimet e tij, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e klubit të Barcelonës.

Me 10 golat e realizuar, Manaj e sheh veten si shënuesi i katërt më i mirë në elitën e Turqisë.

Më mirë se 26-vjeçari kanë bërë Edin Dzeko i Fenerbahces me 16 gola, Thiam i Pendik dhe me 13 gola me Mauro Ikardi i Galatasaray-t me 12 gola. Një ecuri tejet pozitive për sulmuesin kuqezi.

Ecuria pozitive mund të bëjë që ai të kthehet sërish të veshë fanellën e Shqipërisë, aq më tepër kur në horizont është dhe kampionati europian, një vitrinë që çdo futbollist do donte ta shijonte. Në mars do të jetë grumbullimi i radhës nga Sylvinho e do të shohim nëse do ta ketë konsideruar të mjaftueshëm kontributin e Manajt deri më tani për ti bërë vend në Kombëtare.

Sylvinho ka deklaruar se para se të vinte tek Shqipëria njihte më parë vetëm Manajn, me të cilin kishte punuar tek Interi.



sport,Rey Manaj,superliga turke , Rey Manaj,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *