Në javën e fundit të Superligës së Turqisë, Sivasspor priti në shtëpi Kayserispor për të fituar me rezultatin 2-1. Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili do të largohet nga bardhekuqtë në fund të sezonit, ka përshëndetur të pranishmit si një lamtumirë e fundit.
Bëri xhiron e stadiumit i shoqëruar nga brohoritjet e tifozëve, u largua nga fusha me duartrokitje.
Mësohet se Manaj ka marrë oferta nga shumë klube dhe se menaxhmenti i Sivasspor do të shpallë vendimin në lidhje me lojtarin brenda një kohe të shkurtër.
sport,Rey Manaj , Rey Manaj