Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Lajme

Werder Bremen ka pezulluar ish-mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita deri në fund të sezonit dhe gjithashtu e ka gjobitur lojtarin pasi ai refuzoi të luante për ta në humbjen e tyre ndaj Bayer Leverkusenit 5-0.

Pasi mësoi se nuk do të ishte në formacionin titullar, Keita refuzoi të udhëtonte me ekipin në stadium dhe ai vendosi të shkonte në shtëpi i vetëm.

Kjo ka bërë që Werder Bremen ta pezulloj mesfushorin e tyre deri në fund të sezonit, duke i dhënë edhe një gjobë të konsiderueshme.

“Werder Bremen e ka suspenduar Naby Keitan deri në fund të sezonit. Klubi gjithashtu i ka dhënë mesfushorit një gjobë të konsiderueshme”, thuhet në deklaratën e klubit.

“28-vjeçari nuk do të stërvitet më me skuadrën dhe as nuk do të jetë pjesë e zhveshtores së ekipit të parë”, ka njoftuar faqja zyrtare e Werder Bremen.

Clemens Fritz, drejtori sportiv i Werder Bremen tha se klubi nuk toleron sjellje të tilla dhe ka marrë këtë vendim.

“Si klub, ne nuk do ta tolerojmë sjelljen e Naby. Ai e zhgënjeu skuadrën e tij në një kohë vështirësie që rrethon paraqitjen tonë të fundit të formës dhe disponueshmërisë së skuadrës dhe vendosi interesat e tij mbi ato të ekipit”.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Në këtë fazë të sezonit, ne kemi nevojë për fokus të plotë në ndeshjet e mbetura dhe një ekip që qëndron së bashku. Kjo është arsyeja pse ne kemi mbetur pa alternativë”, deklaroi Fritz. /Telegrafi/



sport,Bundesliga,Naby Keita,Werder Bremen , Bundesliga,Naby Keita,Werder Bremen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *