Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka marrë një lajm pozitiv para përballjes së nesërme (e shtunë) ndaj Gironas në kuadër të La Ligas.
Real Madridi është nikoqir i vendit të dytë, Gironas, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 18:30.
Ekipi mbretëror ka pasur shumë mungesa këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit duke shkaktuar shumë probleme për trajnerin Ancelotti.
Megjithatë, skuadrës tashmë i janë kthyer dy nga yjet kryesore të ekipit dhe janë të gatshëm për përballjen ndaj Gironas.
Bëhet fjalë për sulmuesin Vinicius Jr dhe Antonio Rudiger, të cilët kanë kompletuar stërvitjen e sotme së bashku me ekipin.
“Vinicius është mirë, ai është gati të luajë. Rudiger u stërvit mirë sot dhe u ndje mirë. Ne do ta vlerësojmë nesër dhe do të vendosim”, deklaroi Ancelotti.
Megjithatë, trajneri italian nuk ka ngurruar t’i ftojë të dy lojtarët për ndeshjen e nesërme. /Telegrafi/
sport,Girona,la liga,real madrid , Girona,la liga,real madrid