Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Cela Vigos me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 28-të të La Ligas.
Mbretërit e nisën furishëm lojën duke rrezikuar në disa raste, por goli erdhi në minutën e 21-të.
Vinicius shënoi nga një top i kthyer në minutën e 21-të për 1-0 në të mirë të Real Madridit.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën mbretërit shënuan edhe dy herë.
Në minutën e 79-të ishte Antonio Rudiger që gjuajti bukur me kokë, ndërsa topin e futi në rrjetë portieri Vicente Guaita për 2-0.
Celta Vigo shënoi edhe një autogol në minutën e 88-të me mbrojtësin Carlos Dominguez për 3-0.
Në kohën shtesë, arriti të shënojë edhe Arda Guler që kaloi portierin dhe gjeti rrjetën për 4-0.
Real Madridi mbetet lider me 69 pikë, shtatë më shumë se Girona që është e dyta me 62 pikë dhe tetë më shumë se Barcelona që ka 61 pikë. /Telegrafi/
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 1-0 Celta Vigo | Vinicius Jr
VINICIUS JR HAS GIVEN REAL MADRID THE LEAD!pic.twitter.com/uf3l1riltu
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 10, 2024
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 4-0 Celta Vigo | Arda Guller
ARDA GULLER SCORES FOR REAL MADRID !!!!!!!!!!!!!!!! 🇹🇷pic.twitter.com/Lh1EGVVf88
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 10, 2024
sport,Celta Vigo,la liga,real madrid , Celta Vigo,la liga,real madrid